Shqipëria
Ekspertët zviceranë kthehen nga Shqipëria, priten me pankarta “Mirë se erdhët”
Ditë më parë Zvicra dergoi edhe shumë ekspertë zviceranë për punën në terren
Pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri, ndër shtetet e para që reagoi në ndihmë ishte pikërisht Zvicra. Përveç shumë ndihmave të dhuruara, Zvicra dërgoi edhe shumë ekspertë zviceranë për punën në terren në vlerësimin e gjendjes dhe stabilitetin e ndërtesave në Shqipëri, veçmas në zonat e prekura nga tërmeti, shkruan albinfo.ch.
Ekspertët zviceranë sot janë kthyer nga Shqipëria, ku në aeroportin e Zvicrës u pritën me pankarta “Mirë se erdhët”, në shenjë respekti për punën e tyre në Shqipëri.
Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga Qeveria zvicerane qëndruan në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit.
Ekipi përfshiu ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësuan gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësuan nevojat dhe planifikimi i veprimeve në përgjigje të tyre. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/REDOGRettungshunde/videos/438377700389134/
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës













