Shqipëria
Edi Rama kërkon nga Prokuroria të nxjerrë fajtorët
Shefi i qeverisë shqiptare zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave iu ka bërë sërish thirrje kompanive të rregullojnë dëmet e shkaktuara në godinat e ndërtuara prej tyre.
Shefi i qeverisë shqiptare zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash, ku i kanë treguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Rama tha se në këtë pikë ishte i prerë, duke mos pranuar arsyetimet e tyre.
“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. U bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Të mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh, duke nxjerrë lloj lloj bishtash, por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja. Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh për Durrësin. Buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike. Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë do t’i rregullojmë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













