Kosova
Nënat e strehuara në Kosovë sjellin në jetë dy fëmijë
Në qytetin e Prizrenit kanë ardhur në jetë dy foshnje. Nënat e tyre kishin gjetur strehë në këtë qytet pas tërmetit që ndodhi në Durrës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar nënat e reja në spitalin rajonal të qytetit.
Ndonëse në muajin e nëntë të shtatzënisë, Manushaqe Hoda u detyrua t’i kalojë dy net nën tenda. Nëna, e cila solli në jetë fëmijën, Manushaqe Hoda, ka treguar se ishte e vështirë të qëndronin jashtë për shkak se ishte ftohtë, kjo ishte edhe arsyeja që ata vendosën të strehoheshin në Kosovë.
Kurrë nuk e kishte menduar më herët që fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në Kosovë, konkretisht në Prizren, thotë ajo.
Atë e ka vizituar sot ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Por nuk është vetëm Manushaqja nga Durrësi që ka sjellë fëmijë në jetë në Prizren, në po të njëjtën ditë një nënë tjetër, Morena Selimi, po durrsake, ka sjellë në jetë një foshnjë të gjinisë mashkull.
Të dy foshnjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë.
Qyteti i Prizrenit ka numrin më të madh të personave të ardhur nga qytetet e Shqipërisë, të cilët janë të prekur nga tërmeti, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













