Lajme
Klopp i kërkon falje dhe e lartëson Xherdan Shaqirin
Jurgen Klopp e ka lartësuar Xherdan Shaqirin, pasi anësori shqiptar bëri paraqitje të mrekullueshme dhe shënoi gol në ndeshjen e tij të parë si titullar pas plot shtatë muajve në fitoren e Liverpoolit 5:2 kundër Evertonit.
Trajneri gjerman i Liverpoolit i kërkoi falje yllit të Kombëtares së Zvicrës me prejardhje nga Gjilani, por u arsyetua se lëndimet kanë qenë faktori kryesor i mungesës së madhe të 28-vjeçairt në formacionin e parë të skuadrës së tij, raporton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch
Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në Anfield.
Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në puplën e këmbës.
Shaqa i kaloi në stol javët e para të sezonit, por më pas gjërat u përkeqësuan për të, kur u lëndua dhe mungoi dy muaj.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















