Kosova
Qeveria qëndron fuqishëm pas Ligjit për pagat
Punëtorët e sektorit publik me gjasë nuk do të mund t’i marrin pagat me rritje
Pas vendimit të Avokatit të Popullit që ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për paga, janë deklaruar edhe nga Zyra e Kryeministrit. Nga kjo zyrë thonë se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji, shkruan Express.
Punëtorët e sektorit publik me gjasë nuk do të mund t’i marrin pagat me rritje as gjatë muajit dhjetor. Arsye për këtë është vendimi i Avokatit të Popullit që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij ligji me Kushtetutën e Kosovës.Madje, ky institucion ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të këtij ligji deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja.
E ndaj këtij vendimi të Ombuspersonit janë deklaruar sot edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Në një përgjigje për Gazetën Express, në ZKM thonë se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji.
Deklarojnë se në këtë ligj kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet, ekspertë dhe organizata e sindikata.
“Zyra e Kryeministrit nuk i komenton proceset gjyqësore. Siç e dini është bërë një punë e madhe, nga i gjithë ky proces për ta bërë Kosovën për herë të parë me Ligj të pagave, aspekt ky që ka qenë totalisht i pakontrolluar dhe pa kordinuar me mbi 100 vendime ad hoc për vendosje të pagave. Në ligjin për pagat kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet, ekspertë dhe organizata e sindikata”, kanë thënë nga kjo zyrë.
Nga ZKM-ja thonë se me këtë ligj pothuajse të gjithë punonjësit kanë pasur rritje të rrogës bazë dhe se janë evituar vendimet jo të drejta, me të cilat kanë përfituar pa meritë grupe të caktuara të interesit, përcjell Albinfo.ch.
“Një punë voluminoze me një vit angazhim, që për gjykimim tonë ka qenë e drejtë. Pothuajse të gjithë punonjësit në sektorin publik kanë pasur rritje të rrogës bazë, derisa kujdesshëm janë trajtuar dhe evituar vendimet jo të drejta me të cilat kanë përfituar pa meritë grupe të caktuara të interesit. Prandaj, Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm pas këtij ligji”, thuhet në përgjigjet e ZKM-së.
Se Avokati i Popullit ka dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj, e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Veton Dula.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
















