Bota
Greva bllokon trafikun në Paris
Në ditën e pestë të grevës kundër reformës së sistemit të pensioneve në Francë, trafiku në Paris është paralizuar, pasi disa linja metro janë pezulluar dhe mijëra nisje të trenave janë anuluar.
Rrjeti Kombëtar Hekurudhor SNCF rekomandoi që pasagjerët të qëndrojnë në shtëpi ose të përdorin “mjete alternative të transportit” për të shkuar në punë, për shkak të rreziqeve të sigurisë, raporton AP.
Më shumë se 50,000 pasagjerë u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit, raporton Independent. Kompania Eurostar ka paralajmëruar se trafiku i tij do të pengohet ndjeshëm brenda katër ditëve të ardhshme, duke prekur 30,000 persona të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Në Paris nuk funksionojnë 10 nga 16 linjat e metrosë fare, dhe katër linja ofrojnë shërbim të kufizuar, raporton Lokal.fr.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u takua mbrëmë me kryeministrin Edouard Philippe dhe zyrtarë të tjerë për të formuar një strategji për këtë javë. Qeveria do të bëjë një propozim të ri të mërkurën. Nuk pritet që mosha e pensionit, e cila tani është 62 vjeç, të zhvendoset, por njerëzit pritet të inkurajohen të punojnë më gjatë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













