Kosova
Aktakuza ndaj dy kosovareve, pjesë e ISIS-it
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave A.M. dhe J.Xh. për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist
Kjo prokurori njofton se e pandehura A.M. më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ku përmes Republikës së Turqisë ka hyrë në Siri dhe është takuar me bashkëshortin e saj, i cili e kishte pritur atje, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht me shumën e të hollave prej 200 – 300 euro në muaj.
“Ndërkaq, e pandehura J.Xh. më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe së bashku me bashkëshortin e saj, me veturën ku kane qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar me aeroplan në Stamboll dhe nga aty me autobus ka arritur në qytetin Gaziantep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, ku i është bashkangjitur organizatës terroriste, ISIS, nga e cila organizatë është financuar rregullisht”, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












