Kosova
Majlinda Kelmendi vlerësohet më e mira e dekadës
Majlinda Kelmendi është njëra ndër xhudistet më të mira në dekadën e fundit. 28 vjeçarja nga Peja, krenaria e kombit shqiptar, është sportistja më e dekoruar në histori në kategorinë 52 kg dhe njëra ndër garueset me më së shumti medalje të fituara në të dyja konkurrencat.
Në prag të përfundimit të vitit dhe dekadës, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka parashtruar një pyetje: “Cili është xhudisti ose xhudistja më e mirë e dekadës?”, ndërsa ka intervistuar disa prej atletëve më të mirë aktualisht, ku ka përfshirë edhe komentatorë dhe analistë të sportit.
Mesin e tyre ka folur edhe legjenda e xhudos, greku i natyralizuar, Ilias Iliadis, i cili vlerëson xhudisten shqiptare si më të mirën e dekadës.
“Majlinda Kelmendi. Është e fortë, ka një xhudo të mirë, por edhe është një person i mirë”, shprehet kampioni i shumëfishtë botëror.
Përpos Ilias Iliadis, një tjetër xhudiste që ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si më të mirën e dekadës ka qenë edhe zviceranja Evelyne Tschopp.
“Për mua është Majlinda Kelmendi, pasi është për një kohë të gjatë në nivel të lartë. Ka fituar medalje në Evropian, Botëror dhe Olimpiadë. Është njëra prej më të mirave për mua”, ka nënvizuar xhudistja zvicerane.
Majlinda Kelmendi mbetet favoritja kryesore për medaljen e dytë te artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














