Shqipëria
Mbi 140 pallate të pabanueshme nga tërmeti në Tiranë
Dalin raportet e para të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallate dhe shtëpi banimi në Tiranë.
Sipas drejtorit të Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, deri tani janë 140 pallate të pabanuara në kryeqytet.
“Kanë mbërritur aktet e para të konstatimit zyrtarisht. Përsa i përket dëmeve në pallat, janë ndarë në tre kategori. Për ato që kemi vërtetim që nuk ka dëme në strukturë, kemi filluar proces evidentimi për nevojat dhe riparimet. Dëmet e mesme do të marrin një sy të specializuar dhe pastaj riparimi. Për ato të rënda do të vendoset nëse pallatet do të rrinë në këmbë apo do të shemben”, deklaroi Bejko, përcjell albinfo.ch.
Pas mbylljes së raporteve përfundimtare, Bashkia e Tiranës thotë se do të nisë puna për riparimet e dëmeve të lehta në objektet që nuk kanë pësuar dëmtime në strukturë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












