Kosova
Përplasja mes kryeministrave, Rama-Haradinaj kalojnë çështjet në gjykatë
Situata e tensionuar mes dy kryeminstrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj
Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur zyrtarisht rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kështu, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj. Thuhet se Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit. Padia e Edi Ramës pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
“Më 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë më 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.
Kjo çështje është përfshirë edhe në debate publike që nga 2018-a, duke u akuzaar edhe deri për “tradhti”. Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte kanë krijuar në publik idenë e rreme sikur Edi Rama ka përkrahur idenë e shkëmbimit të terriotoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ai asnjëherë nuk e ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë. Prandaj ka ndjekur rrugën institucionale që këtë çështje ta dërgojë në gjykatë, nga e cila pret shqyrtim të drejtë dhe të paanshëm.
Pas këtij lajmi, vjen reagimi i Ramush Haradinaj, i cili përmes një mesazhi në Facebook pohon se ai, duke iu referuar ligjit, do të përgatisë një përgjigje në padi. Sipas tij, padia e kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton t’u ikë përgjegjësive. Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave medial, por sipas tij, Kosova ka njerëz që do t’i dalin zot në çdo kohë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











