Lajme
Humbin jetën dy aktorë, teksa po xhironin film
Është bërë e ditur se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.
Ky lajm u publikua nga rjeti meksikan Televisa. Dy aktorët që humben jetën janë Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera, të cilët ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti, thuhet në deklaratë.
“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilave ne u dërgojmë ngushëllimet tona”, vazhdon më tej deklarata.
Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti, por detaje të tjera nuk u bënë publike, transmeton tch.
Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta). /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











