Integrimi
Takimet e psikiatërve shqiptarë në Zvicër, shembull bashkëpunimi të mirëfilltë
Në Zvicër punojnë rreth 50 psikiatër shqiptarë, prej tyre një pjesë e tyre tashmë punojnë në ordinancat e tyre private e shumë prej tjerëve bartin edhe pozita udhëheqëse në klinikat shtetërore zvicerane

Takimet e psikiatërve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, qofshin ato në vazhdën e kongreseve, simpoziumeve apo takimeve argëtuese zhvillohen në një frymë të pashoqe bashkëpunimi.
Në Zvicër punojnë rreth 50 psikiatër shqiptarë, prej tyre një pjesë e tyre tashmë punojnë në ordinancat e tyre private e shumë prej tjerëve bartin edhe pozita udhëheqëse në klinikat shtetërore zvicerane, shkruan albinfo.ch Takimet e tyre tashmë janë të rregullta së paku 2 herë në vit. Takimi i djeshëm, i treti më radhë që u mbajt në Basel, mblodhi mbi 30 psikiatër dhe ishte tejet mbresëlënës.
Përpos diskutimeve profesionale, psikiatrat shqiptarë kësaj radhe edhe u relaksuan nën tingujt e muzikës së mirëfilltë shqipe. Ky takim do të mbetet gjatë në kujtesë edhe për frymën artistike që u përçua dje, sidomos mbresëlënës ishte zbulimi i talentëve të këndimit, vallëzimit dhe poezisë në mesin e kolegëve të pranishëm.
Takimet deri më tani kishin më shumë karakter njohjeje, shoqërimi si dhe këmbimi përvojash profesionale në formë intervizioni, pa pikë akreditimi dhe vlerësime akademike. Mirëpo qysh në takimin e parë doli në pah nevoja e organizimit të përbashkët për t‘i dalë në ndihmë komunitetit tonë për temat dhe problemet e shumta që kanë bashkatdhetarët tanë.
Pjesëmarrësit e takimit në Basel shpresojnë që herat tjera, të jenë të pranishëm të gjithë psikiatrat shqiptarë të Zvicrës, qoftë ata që dje për arsye të ndryshme nuk patën mundësi të vijnë, qoftë ata që deri më tani ende nuk janë kyqur në grup, raporton albinfo.ch. Po ashtu të mirëseardhur janë edhe psikologët shqiptarë në Zvicër, ngase bashkëpunimi në mes të këtyre dy grupeve profesionale është më se i domosdoshëm në realizimin e projekteve profesionale në të mirë të komunitetit shqiptar në Zvicër e më gjerë.
Takimet do të shërbejnë patjetër edhe si higjienë mentale pas angazhimeve të ngjeshura profesionale dhe private.
Le të jetë ky bashkëpunim i psikiatërve shqiptarë në Zvicër, sikundër edhe bashkëpunimi kolegial në kuadër të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, një sensibilizim për bashkimin e dijes dhe përvojave me të gjithë mjekët shqiptarë kudo në botë.
E-Diaspora
-
Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe "i vetëpunësuar" për të njëjtën kompani. Gjobitet...
-
Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Deri në fund të vitit, gjysma e refugjatëve me statusin S duhet të jenë të punësuar Refugjatët nga Ukraina që gëzojnë statusin e mbrojtjes S në Zvicër do të duhet të përfshihen...
-
Zvicër: Pas kritikave po rinegociohet financimi i programeve të skriningut
-
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë
-
Raporti: Çmimet e banesave në Zvicër vazhdojnë të rriten
-
Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024