Kosova
Shqipëria eksportoi 243 milionë euro mallra në Kosovë
Taksa ndaj Serbisë ka bërë që Shqipëria të eksportoj në Kosovë me një rritje të madhe, për dallim nga vitet e tjera
Pa dyshim që Kosova është vendi i parë me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve për vitin 2019, në krahasim me një vit më parë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), Shqipëria ka eksportuar në Kosovë për vitin 2019 mallra me vlerë prej 243 milionë eurosh, duke shënuar një rritje me 10% krahasuar me vitin 2018, shkruan koha.net.
Duhet theksuar se eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë 385 % më të larta sesa importet nga Kosova, ku deficiti tregtar i Kosovës është thelluar, duke regjistruar shifrën e më shumë se 180 milionë eurove.
Kosova ka eksportuar në Shqipëri për vitin 2019 mallra me vlerë prej 63.2 milionë eurosh, ose rreth 13% më pak se në vitin 2018, ku kishte eksportuar rreth 72.7 milionë euro.
Edhe për muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas Kosova radhitet në vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje të eksporteve. Në muajin dhjetor të vitit 2019 vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me dhjetor 2018 janë: Spanja (+115,7 %), Kosova (+3,0 %) dhe Greqia (+18,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-9,8 %), Kina (16,5 %) dhe SHBA-ja (55,2 %), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












