Kosova
Qeveria miraton themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar vendimin për krijimin e grupit punues për themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane.
Po ashtu është shqyrtuar Programi i Reformave në Ekonomi për vitin 2020.
“Me vendimin e miratuar sot nga kabineti qeveritar është themeluar Grupi punues për themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane. Grupi punues ka për detyrë, bazuar në Ligjin për Zonat Ekonomike, të identifikojë legjislacionin, lokacionin, procedurat dhe të gjitha çështjet e tjera relevante që mundësojnë themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane. Si rezultat Grupi punues do të përgatisë tërë dokumentacionin relevant bazuar në legjislacionin në fuqi që i mundëson Qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte njoftuar se pas vendimit për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro–Gjerman, është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes dyja vendeve, për të cilën ide do të nisin përgatitjet e nevojshme, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















