Kosova
Vendet më të korruptuara në botë, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria
Shqipëria dhe Kosova përkeqësohen në luftën kundër korrupsionit
Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, në të cilin paraqitet se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar në përpjekjet antikorrupsion, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit ka renditur 180 vende, duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë.
Renditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.
Në vendin e parë renditet Zelanda e Re, si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda. Shqipëria renditet në vendin e 106-të dhe bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditjen më të dobët se vendet e tjera të Ballkanit.
Kosova renditet në vendin e 101-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 66-të. Në fund të tabelës renditet Somalia, si vendi me korrupsionin më të lartë në botë.
Vlen për t’u theksuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë as në 20-shen e parë, duke u renditur në vendin e 23-të. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













