Kosova
Merkel sot bisedon me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Kjo do të jetë biseda e fundit për të, sipas të gjitha gjasave, pasi do të largohet nga skena politike
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Thuhet se në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.
Ky takim ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.
Vlen të theksohet se konferenca e parë ishte mbajtur në vitin 2014 dhe ishte cilësuar si ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme.
Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”. Por, edhe pas 7 vjetësh takime periodike, procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet i bllokuar.
Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit deri tani kanë qenë: Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia e Veriut. Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor. Një histori suksesi deri tani në këtë proces është heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Aktualisht, një nismë tjetër e quajtur Minishengeni ballkanik, që synon arritjen e katër lirive të njohura në BE është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, por që kundërshtohet nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
Financime të shumta janë dhënë për projekte të përbashkëta, të cilat janë realizuar shumë pak. Në 2019, 700 milionë euro janë vënë në dispozicion nga BE për tetë projekte të reja infrastrukturore, ku 180 milionë prej tyre ishin grante. Përfituesi më i madh ishte Maqedonia e Veriut, e cila konsiderohet si “shembull i ndritshëm” për të gjithë rajonin për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen emrit. Vendet e tjera mbeten prapa thithjes së këtyre investimeve edhe për shkak të kapaciteteve të dobëta projektuese. 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon nga BE u lansuan pak kohë më parë në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, por ky plan sipas tij nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal, shkruan Euronews Albania.
Konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit. E sot, ky do të jetë takimi i fundit me iniciatoren e këtij Procesi, Angela Merkel, e cila në vjeshtë mbyll karrierën e saj politike, pritet të shihet se cili do të jetë fati i kësaj nisme.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













