Lajme
Policia gjermane ndalon veprimtarinë e grupit neo-nazist
Gjermania i ka ndaluar veprimtarinë grupit neo-nazist, Combat 18 dhe ka nisur bastisje në gjithë shtetin në tentim të shkatërrimit të organizatës, kanë thënë zyrtarët.
“Ekstremistët e krahut të djathtë dhe antisemitizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, ka thënë Ministria e Brendshme gjermane.
Combat 18 e ka marrë emrin nga inicialet e emrit të Adolf Hitletit, duke iu referuar shkronjës së parë dhe të tetë.
Ky grup është themeluar në Mbretërinë e Bashkuar më 1990 dhe më pas është shpërndarë në vende të tjera.
Më shumë se 200 zyrtarë policorë kanë kërkuar të enjten në një varg pronash që janë në pronësi të anëtarëve të këtij grupi në gjashtë qytete gjermane, ka thënë ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas vrasjes së një politikanit pro-migrimit, Watler Lubcke, në qershor të vitit të kaluar dhe pas sulmeve të përgjakshme në një sinagogë në qytetin lindor Halle.
Përgjatë bastisjeve, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë konfiskuar telefona mobilë, laptopë, veshje, dhe materiale për propagadë, është thënë në deklaratën e ministrisë.
Grupet neonaziste veçse janë ndaluar në disa shtete evropiane.
Në shkurt të vitit të kaluar presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se qeveria e tij do të shkatërrojë grupet e së djathtës ekstreme, të cilat sipas tij, kanë promovuar diskriminin.
Ky vendim në Gjermani është marrë në kohën kur po shënohet 75-vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit, i cili ishte drejtuar nga nazistët në Poloni.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













