Shqipëria
Itali: Gjendet i vdekur shqiptari i zhdukur për 8 ditë
Pas 8 ditëve kërkime, është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit Viktor Qosja, i cili ishte zhdukur nga data 19 janar 2020. Ai ishte nisur nga Venezia për në Viareggio me qëllim që të takonte vëllanë.
Vajza e tij ka denoncuar rastin në komisariat, pasi babai nuk ishte bërë më i gjallë. Mediat italiane informojnë se 58- vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal, buzë binarëve hekurudhorë, e rreth 1 km larg stacionit Pescia. Trupi është identifikuar edhe zyrtarisht nga familjarët, përcjell albinfo.ch.
Ka dyshime se 58-vjeçari ka zbritur gabimisht nga treni, ka tentuar të hipë sërish në të, por ka rënë fatalisht.
Për të nxjerrë rezultate të sakta për vdekjen e tij, është ngritur një grup i posaçëm nga pala italiane. Prokuroria italiane ka hapur një proces hetimor për të zbardhur motivin e vdekjes./
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













