Lajme
UEFA merr vendim për ndeshjen mes Kosovës dhe Rusisë
Kosova do të luajë kundër Rusisë në konkurrencën e femrave në futboll, mirëpo pas shumë diskutimesh për vendin se ku do të zhvillohet kjo ndeshje, UEFA ka ardhur me një vendim.
Ata kanë vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një terren neutral, arsye për këtë po del që të jetë, sipas tyre, siguria.
Ndeshja do të luhet në Brita-Arena, Wisbaden të Gjermanisë. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, më 4 tetor 2019, mirëpo prapë për shkaqe sigurie ishte shtyrë. Kurse, sipas Flashscore, kjo ndeshje do të luhet më 6 mars, nga ora 18:00, kurse fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të kalojnë në fazën e ‘play-offit’.
Kosova është pjesë e Grupit A dhe renditet në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Rusinë, që është në vendin e tretë, pra me nga 6 pikë, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














