Kosova
Kosnett përshëndet vendimin për konfiskimin e rreth 1 milion eurove pasuri
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, e konsideron si hap të madh vendimin e disa ditëve më parë të marrë nga Gjykata e Apelit për konfiskimin e rreth 1 milion euro pasuri të paligjshme.
“Drejtësia në Kosovë ndërmori një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar gati një milion euro të marra përmes pastrimit të parave – një mesazh i qartë se askush nuk do të lejohet të shijojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin të njëjtën angazhim për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, shkruan ai në Twitter.
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të hënën ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S.
Atyre gjithashtu, iu është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurosh./
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













