Shqipëria
Banka Europiane për Zhvillim ndan 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Është bërë e ditur se zëvendësguvernatori i Bankës Europiane për Zhvillimi (CEB), Tomas Bocek, gjatë një takimi në Tiranë me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me financime për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit, që preku vendin tonë.
Po ashtu, ministrja Denaj, bën të ditur se, CEB është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2002 dhe ka financuar disa projekte në fushën e shëndetësisë, si godina e kirurgjisë në QSUT dhe është në ndërtim spitali i ri i sëmundjeve të brendshme.
Ndërkohë, gjatë takimit me ministren Denaj, zv.guvernatori Bocek premtoi edhe mbështetje në fushën e banesave sociale dhe projekte të reja me fokus social.
“Një falenderim të veçantë për shumën prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga CEB”, shprehet Denaj. /atsh/albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve











