Bota
Greqia ngre kampe të reja për azilkërkuesit
Këto kampe do t`u mundësojnë azilkërkuesve të dalin jashtë gjatë ditë.
Greqia do të krijojë kampe të reja për azilkërkuesit në ishujt e saj në Detin Egje, duke shpresuar se do t’u japë fund muajve të mbipopullimit dhe dhunës me skemën e rivendosjes.
Kampet e reja do t’u mundësojnë azilkërkuesve që të dalin jashtë gjatë ditës, kurse natën do të jetë të mbyllur, shkruan Euronews.
Mbi 40 mijë azilkërkues aktualisht ndodhen në Greqi, sipas vlerësimeve të fundit. Kampet e reja janë të dizajnuara që të akomodojnë rreth 20 mijë prej tyre, ku do të jenë të kufizuar me një qëndrim tremujor aty.
“Njoftimi nga ana e Qeverisë për krijimin e kampeve të reja dhe vënia e procedurave të reja janë të mirëpritura”, ka thënë Philippe Leclerc, përfaqësues i UNHCR-së në Greqi.
“Krejt çfarë duam është që të shpëtojmë nga kjo situatë, e cila është katastrofale për personat që jetojnë sot dhe me muaj në kushte të mbipopullimit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













