Lajme
Caritasi zviceran vazhdon ndihmat, 1 milion franga për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Projekti humanitar i Caritasit të Zvicrës, i cili ishte planifikuar të vazhdonte deri në fund të janarit, tani është zgjatur
Tërmeti i rëndë që ka goditur rajonin bregdetar shqiptar në fund të nëntorit të vitit 2019 ka ngjallur një solidaritet të madh në Zvicër. Caritasi i Zvicrës ka siguruar më shumë se 1 milion franga donacione për viktimat. Falë kësaj dhe bashkëpunimit me Caritasin e Shqipërisë, mbi 5000 njerëz janë pajisur me strehimore urgjente, si dhe shumë viktima të tërmetit kanë marrë pako ushqimore dhe artikuj higjenikë, thuhet në një kumtesë për shtyp të kësaj organizate.
Caritasi i Zvicrës vazhdon të mbështesë të prekurit, duke plotësuar nevojat e tyre themelore dhe planifikon mirëmbajtjen e kopshteve të fëmijëve.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri ka shkaktuar dëme të rënda. Sipas qeverisë, rreth 6,000 shtëpi dhe apartamente janë shkatërruar ose janë dëmtuar në atë masë sa të jenë të pabanueshme, transmeton albinfo.ch. Njerëzit e pastrehë ende jetojnë në qytete-tenda ose në akomodim kolektiv. Shumë prej tyre kanë gjetur strehë edhe privatisht.
Projekti humanitar i Caritasit të Zvicrës, i cili ishte planifikuar të vazhdonte deri në fund të janarit, tani është zgjatur. Ndërkohë, nevojat e familjeve për ndihma janë bërë më individuale.
Kështu, Caritasi do të mbështesë 420 familje me shuma të parave të gatshme. Ata mund të përdorin paratë për ushqim, shëndet, për apartamente me qira ose për qëllime të tjera që i vlerësojnë si veçanërisht urgjente për ta, përcjell albinfo.ch. 50 familje marrin mbështetje të drejtpërdrejtë për riparimin e shtëpive të tyre ende të banueshme. Caritasi gjithashtu shpërndan mallra për ndihmë emergjente.
Caritasi i Zvicrës po kontribuon 100,000 franga vetëm në këtë program, nga i cili do të përfitojnë gjithsej 6500 njerëz. Gjithashtu Caritasi i Zvicrës mbështet një program të ndihmës emergjente të Kryqit të Kuq me 50,000 franga, i cili siguron ndihmë të drejtpërdrejtë për 10.000 njerëz.
Dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe ndërtesat në sektorin arsimor. Shumë kopshte të fëmijëve janë dëmtuar shumë. Për këtë arsye Caritasi i Zvicrës planifikon të përfshihet në riparimin dhe rindërtimin e këtyre kopshteve dhe është në bisedime me qeverinë lidhur me këtë, transmeton albinfo.ch. Siç dihet, Caritasi zviceran ka përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit, gjegjësisht të kopshteve në Kosovë dhe mund ta përcjellë tutje këtë përvojë edhe në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash













