Shqipëria
Psikologët e specializuar italianë, ndihmë për të prekurit nga tërmeti
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të ndihmojë drejtpërdrejt personat e përfshirë në tërmet që garantojnë mbështetje psikosociale, por garanton mbi të gjitha mbështetje për psikologët shqiptarë në zhvillimin e strategjive mbështetëse për objektivin më të rrezikshëm, falë përgatitjes dhe përvojës së psikologëve dhe psikiatrëve italianë, të cilët kanë marrë pjesë në menaxhimin e emergjencave të tërmetit në Shqipëri dhe Italinë qendrore
Është bërë e ditur se për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Shoqata “Scanderbeg” në Itali, në bashkëpunim me shoqatën italiane “E.S.P.R.I“ dhe Urdhrin e Psikologut në Shqipëri do të organizojnë trajnimin me temë “Ndihma psikologjike në situata emergjente”, shkruan albinfo.ch.
Nga situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, Shoqata Scanderbeg, në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut në Shqipëri dhe falë bashkëpunimit me shoqatën E.S.P.R.I, një nga shoqatat më të mira në Itali, e specializuar në trajtimin e traumave psikologjike në rastet e emergjencave, organizon trajnimin “NDIHMA PSIKOLOGJIKE NË SITUATA EMERGJENTE”, shkruan albinfo.ch.
Trajnimi u drejtohet psikologëve shqiptarë, të angazhuar në trajtimin e problemeve psikologjike të krijuara në popullatë nga situata e tërmetit që goditi Shqipërinë. Një grup psikologësh italianë, nga më të suksesshmit në fushën e emergjencave, do të trajnojë psikologët shqiptarë me metodat dhe mjetet më bashkëkohore në trajtimin e situatave të vështira në raste emergjente. Ky takim realizohet falë bashkëpunimit të firmosur nga shoqata Scanderbeg dhe shoqata e Psikologëve italianë E.S.P.R.I si dhe Urdhri i Psikologut të Shqipërisë. Takimi i parë do të zhvillohet në Universitetin Marin Barleti në Tiranë më 15-16 shkurt 2020. Ciklet e trajnimeve do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












