Bota
Bisedimet për Brexit-in i kushtuan Britanisë 500 mijë funte
Qeveria e Britanisë së Madhe harxhoi gati gjysmë milioni funte për transport në Bruksel për shkak të negociatave të Brexit-it, raportoi “the Guardian” të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta i dërgoi kërkesë për Lirinë e Informacionit Departamentit tani të shfuqizuar për Largim nga Bashkimi Evropian (DExEU), që tregoi se qeveria harxhoi 464.343 funte në fluturime dhe trena në periudhën nga referundumi i vitit 2016 deri më 31 dhjetor 2019.
Ministrat e qeverisë dhe shërbyesit civilë kanë realizuar 2.241 udhëtime midis Brukselit dhe Londrës gjatë kësaj periudhe.
Marsi i vitit 2018 ka qenë muaji më i kushtueshëm, kur për të parën herë u publikua marrëveshja për largim e ish-kryeministres Theresa May dhe negociatat për zgjidhjen e çështjes me Irlandën Veriore u nxehën.
“Sigurisht se udhëtimet rreth rastit ishin të nevojshme”, tha për Guardian Sam Packer nga Aleanca e Tatimpaguesve.
“Por shkalla e kostos është qesharake, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve britanikë të vendosur përgjithmonë në Bruksel”, shtoi ai.
Ndërkaq, një zëdhënës i qeverisë tha: “Për shkak të natyrës së DExEU, ishte e nevojshme që zyrtarët të udhëtonin në Bruksel”.
Në vitin 2017, Instituti për Qeverinë vlerësoi se kostoja totale e zbatimit të Brexit-it mund të arrijë 2 miliardë funte.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”











