Kosova
Kosova shënon 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
Republika e Kosovës sot shënon 12-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.
17 shkurti është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur. Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare.
Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së, ku do të intonohet himni.
Pas kësaj, në ora 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të bëhet vendosje kurorash te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te varrezat në Velani.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, ku do t’iu drejtohen me një fjalë rasti trupave të FSK-së.
Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.
Në mbrëmje, duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë” do të organizohet pritja shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në ora 13:00 në MKRS bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për 2019. Në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në Kinemanë ABC, nga ora 19:00 nis Java e filmit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










