Lajme
Reagon lypsari që u sulmua nga Tomë Gashi
Fatosi është një i ri, pjesëtar i një komuniteti pakicë në Kosovë, që gjendja e rëndë sociale e detyron të dalë si lypës në sheshin “Nenë Tereza” të Prishtinës. Për të marrë vëmendjen e kalimtarëve, që t’i dhurojnë para në ndihmë, ai këndon ‘ilahi’.
Puna, për siç thotë ai, për “idare”, pak ditë më parë i pengoi një avokati, që derisa po kalonte në sheshin e kryeqytetit i hodhi me shkelem kutinë me parë që i ishin dhuruar këtij të riu.
Një video e publikuar para disa ditëve në media, ku shihej avokati Tomë Gashi duke shkelmuar kutinë me para që i ishin dhuruar një lypsari në sheshin kryesor të Prishtinës, nxiti javën e shkuar një protestë simbolike në Prishtinë.
Disa aktivistë për të drejtat e njeriut që e kundërshtuan sjelljen e avokatit që i shqelmoi paratë një lypsari, kërkuan që Tomë Gashit t’i hiqet edhe licenca e avokatisë.
Por, përkundër kësaj, avokati i njohur kosovar nuk u pendua në asnjë moment. E as që u bë fjalë që të kërkojë falje për gjestin e tij ndaj të riut nevojtar, pjesëtar i komuniteteve, që po lypte para për ndihmë në qendër të Prishtinës.
Një javë pas kësaj ngjarje, i riu ka dalë serish në shesh për të kërkuar para nga kalimtarët e rastit.
Emri i tij është Fatos, dhe ka folur Gazeten Online “Reporteri.net”, rreth ngjarjes së pakëndshme që i ka ndodhur disa ditë më parë.
Fatosi thotë se nevoja, për shkak të gjendjes së rëndë sociale në familje, e ka detyruar atë që të dalë në shesh si lypsar.
E këtë e bënë duke kënduar ilahi – këngë fetare myslimane.
Duke treguar për ngjarjen e 14 shkurtit 2020, Fatosi thotë se si çdo herë tjetër, ai ishte i ulur në sheshin “Nënë Tereza”, duke kënduar, kur iu është afruar avokati Tomë Gashi dhe ka filluar përplasjen verbale me të.
Thotë se këtë e bën pasi ka nevojë për para, apo siç shprehet ai “për idare” (mbijetesë).
“Po sen vallahi. Unë dola qetu për idare. Dola me knu ilahi, sikur sot. Ti pe sheh edhe vet. Jom dal me knu ilahi për ni copë idare. Tani erdh ai Tomë Gashi, avokat, s’di çka është. Edhe erdh qaty, po ma bon pse po bërtet. Po ja boj vallahi s’po bërtas bac, po jam dal për idare, po ja boj. I kam kushtet e këqija edhe qyshtu. Tani ma bani mos bërtit, qysh t’doket ty me ardhë para banese ose para xhami me të bërtit. Po ja boj breh bac vallahi s’jom tu bërtit, po jam dal për idare”, rrëfen i riu për ngjarjen, e cila pasoi me shkelmin të kutisë, në të cilën Fatosi kishte paratë e mbledhura nga njerëzit, nga ana e avokatit.
“Tani kurgjo, ai taman me ec kur pe shoh atë kutinë ma rrok shkelem edhe m’i çkep krejt paret”.
I riu, mohon se ka fyer apo provokuar avokatin.
“Jo s’e kam shajtë. Jo. Jo”, thotë ai, duke treguar se përkundrazi, avokati Tomë Gashi e ka ofenduar atë.
Madje, pohon se edhe e ka goditur në këmbë, përveç se ia ka shkelmuar kutinë me para.
“Vallahi po. Ma ka hi qetu. Po nejse. Veç qato pare mi ka shkepë”, thotë ai, gjatë bisedës më Reporteri.net, që u zhvillua të premten, derisa Fatosi kishte dalë serish në shesh duke kënduar e duke kërkuar lëmoshë.
Avokati Tomë Gashi, pasi kishte kryer këtë akt ndaj të riut pjesëtar të komuniteteve pakicë në Kosovë, në një studio televizive, duke arsyetuar veprimin e tij kishte deklaruar: “Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë”.
Por, një gjë të tillë e mohon kategorikisht i riu.
“Jo s’është e vërtetë që nuk beson, hajde këqyrni kushtet ku banoj. Shlirë hajde këqyre. Nuk është e vërtetë”, tha Fatosi.
Derisa, ky i ri po bisedonte me ekipin e Reporteri.net, nga ballkoni i një banese përballë ku ndodhej Fatosi duke kërkuar lemoshë, nga i njëjti objekt ku ndodhet edhe zyra e avokatisë së Tomë Gashit, doli një person dhe fyu sërish të riun.
“Rri qetë o m*t”, ishin fjalët që u dëgjuan nga ballkoni i një banese të katit më të lartë të bllokut.
“Hajt fotografo t’i aty. Hajt jepi pare atij more pis”, iu drejtua ai ekipit të Reporterit.
“Mos ta ni zanin që bërtet, a more vesh”, vazhdoi të bërtiste drejt Fatosit.
“M*ti i budalltë. Qu prej aty”, urdhëroi ai nga ballkoni i tij, të riun, pjesëtar të komunitetit.
E kjo situatë u duk se e frikësoi Fatosin, i cili menjëherë u largua nga vendi ku ishte ulur duke lypur, në sheshin kryesor të Prishtinës, transmeton Reporteri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













