Kosova
Kurti tregon se kur do të hiqet taksa
Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë dhe tash Serbia duhet dëshmuar.
Kurti, në seancën e jashtëzakonshme ka theksuar se me 15 mars do të largohet taksa, shkruan Insajderi.
“Po e bëjmë me 15 mars heqjen e tarifës 100 përqind për lëndën e parë, presim nga Serbia të dëshmohet për këtë…masat tona janë normale për një shtet normal. Ne duhet të normalizojmë vetën tonë para se të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne duhet të jemi një shtet normal”, ka deklaruar ai.
Kurti potencoi se presidenti, Hashim Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.
“Presidenti aktual i Kosovës nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje dhe nuk ka fuqi implementuese për të nënshkruar atë”, është shprehur ai.
Ndryshe, Kurti, ka thënë se mbetet i angazhuar për zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç propozoi të premten në një konferencë për media.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër Në Lugano, Irma Kurti u emërua “Akademike Nderi” nga Universum Academy dhe fitoi çmimin e tretë... -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër Në Lugano, Irma Kurti u emërua “Akademike Nderi” nga Universum Academy dhe fitoi çmimin e tretë... -
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!














