Lajme
Ambasadori gjerman sqaron kushtet e reja për viza pune në Gjermani
"Personat e kualifikuar profesionistë nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të kryer, por edhe persona profesionistë me arsim të mesëm profesional”
Është bërë e ditur se Tomas Gerberih, ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, ka sqaruar kushtet për marrjen e vizës së punës në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
“Sipas ligjit, personat e kualifikuar profesionistë nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të kryer, por edhe persona profesionistë me arsim të mesëm profesional”, tha ambasadori Gerberih.
Ligji i ri për imigrim të personave profesionistë mundëson nga 1 marsi lehtësi për marrjen e vizës së punës për Gjermani.
“Si hap i parë duhet të dëshmohet ky kualifikim, para se të parashtrohet kërkesë dhe të pranohet nga shërbimet gjermane kompetente. Për kualifikim të pranuar profesional mund të shtrohet kërkesë për vizë, për të cilën ju nevojitet edhe ofertë konkrete për vend pune. Që të mundet personat profesionistë të kenë dobi nga procedura e përshpejtuar, punëdhënësi i ardhshëm në Gjermani duhet të parashtrojë kërkesë adekuate. Kur e gjithë kjo do të deponohet, Ambasada do të japë vizë”, sqaroi procedurat ambasadori Gerberih gjatë video-prezantimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













