Shqipëria
Qytetarët i bashkohen thirrjes së “Hipokratit” dalin në ballkon për të duartrokitur mjekët dhe infermierët
Për 15 minuta rresht jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, njerëzit dolën në ballkone duke përshëndetur me duatrokitje të gjatë mjekët dhe infermierët që ndodhen në në ballë të betejës kundër koronavirusit
Qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së emisionit “Hipokrati” në Top Channel për të dalë dhe për të duartrokitur mjekët dhe infermierët nga shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikojnë veten e tyre për të na shpëtuar ne në këto ditë të vështira, ku vendi është prekur nga Koronavirsui.
Nisma u publikua në edicionin maratonë të lajmeve në Top Channel kushtuar situatës në të cilën po kalon e gjithë Shqipëria me emergjencën nga koronavirusi. Për 15 minuta rresht jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, njerëzit dolën në ballkone duke përshëndetur me duatrokitje të gjatë mjekët dhe infermierët që ndodhen në në ballë të betejës kundër koronavirusit.
Fiks në orën 17.30 ballkonet e Tiranës dhe të gjithë vendit kanë gumëzhirë nga duartokitjet dhe brohoritjet kushtuar të gjitha heronjëve të këtyre ditëve. Këta të fundit e kanë përcjellë me shumë emocion këtë moment kushtuar atyre.
Mjekët sot kanë të gjitha lutjet tona, ata luftojnë për jetën tonë jetën e të gjithëve dhe duartrokitjet janë vetëm një falenderim për sakrificën që ata po bëjnë.
FALEMINDERIT
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër











