Kosova
Politikani shqiptarogjerman: Sot, videokonferencë e Kancelares Merkel me Kryeministrin Kurti
Edhe problemi me mocionin e iniciuar nga LDK për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sipas politikanit Kelmendi, do të jetë në qendër të këtij bashkëbisedimi
Në një postim që ka bërë në faqen e tij në facebook, politikani dhe afaristi shqiptarogjerman Besnik Kelmendi bën të ditur se sot kancelarja Merkel do të ketë një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas z. Kelmendi, i cili punon në Ministrinë për Familje, fëmijë, Integrim dhe Refugjatë në Landin (Republikën) Nordrhein Westfalen, ky takim virtual do t`i kushtohet masave për frenimin e koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Por, edhe problemi me mocionin e iniciuar nga LDK për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sipas tij, do të jetë në qendër të këtij bashkëbisedimi.
Më poshtë, teksti i Besnik Kelmendit:
Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane.
Perveç këtyre temave të sipërmendura sigurisht do të bisedohet edhe për situatën politike në Kosovë. Ku do të diskutohet edhe për mocionin e qeverisë nga ana e LDK”.
Buirmi i këtij njoftimi, Besnik Kelmendi është aktiv në partinë e kancelares Merkel, CDU në regjionin ku banon, ku ka mbajtur edhe poste në degën lokale të partisë, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve













