Lajme
Specialisti shqiptar i shëndetit në Londër: Masat e marra po japin efekte pozitive
Nuk ka informacion sa shqiptarë mund të jenë infektuar në Londër
Mjeku Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik në Londër, tregon si po përjetohet situata e krijuar nga koronavirus në Britaninë e Madhe. Ai shprehet se masat e marra së fundmi për distancimin social po japin rezultate pozitive, por qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit, transmeton albinfo.ch.
Shapo ka treguar se kurba epidemike në Londër është në rritje, ndërkohë që njerëzve u bëhet vazhdimisht thirrje që të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, sipas tij, masat e marra së fundmi në Londër po jep rezultate pozitive.
Po jap një panoramë të shkurtër të situatës këtu. Kurba epidemike është në rritje. Rastet me koronavirus në Britani janë shtuar. Vetëm po të krahasojmë 5 ose 6 ditë përpara kishte rreth 4000 raste, sot numërohen 9640 raste. Edhe niveli i vdekshmërisë është në rritje, numërohen 466 fatalitete sot. Ajo që të bën përshtypje është që brenda një periudhe të shkurtër ka një rritje të dukshme, por në 24 orët e fundit ka rënie të vdekmshërisë, çka tregon se masat e forta të marra këto 2 javët e fundit, masat e përforcuara kanë filluar të japin shenja. Në rang Europe ka vende që janë më keq se ne. Flamurin në dorë e ka marrë Spanja, ka raste të shtuara ndjeshëm atje, është i njëjti fenomen që u pa edhe në Itali”, shprehet specialisti i Shëndetit Publik në Londër.
Ndërkohë që Britania është vetëm një hap larg shtetrrethimit, duke ndjekur shembullin e Francës, Shapo thotë se po ndërtohet edhe një spital i ri.
“Masat janë marrë të përshkallëzuara. Në fillimet e rasteve janë marrë masat për atë përiudhë. Më pas u mendua për masa më të forta derisa jemi një hap larg shtetrrethimit”.
Ashtu si në vendet e tjera, edhe në Londër ka nisur distancimi social e masa të tjera të forta e shtërnguese që parandalojnë përhapjen e koronavirus. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















