Shqipëria
11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Brenda 24 orëve 2 të vdekur Shkon në 197 raste numri i të prekurve me koronavirusin COVID-19 në Shqipëri. Nga këta 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 33 janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin e infektivit. “Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve” u shpreh Silva Bino e Institutit te Shëndetit Publik 74 ne infektiv- Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Deri tani jane 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 113 raste – Durrës 11 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Rrogozhinë 2 raste – Fier 21 raste – Kavajë 4 raste – Korçë 12 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 4 raste – Lezhë 4 rast – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 3 rast -Tropojë 3 raste – Pukë 3 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127.
© RTV21.tv
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër














