Lajme
Imunologu zviceran: “Për 6 muaj do të kemi vaksinën kundër koronavirusit”
"Është ambicioze, por ne duam të vaksinojmë gjithë Zvicrën brenda gjashtë muajve"
Profesori i Imunologjisë në Universitetin e Bernës, Martin Bachmann, në është në rrugë të duhur që së shpejti të gjejë një vaksinë kundër koronavirusit.
“Tashmë kemi disa kandidatë dhe kemi arritur të zhvillojmë antitrupa që neutralizojnë virusin te kafshët përdorura për eksperimentim”, është shprehur Bachmann në një intervistë për “TCS My Med”.
E thënë më thjesht, këta antitrupa pritet ta shkatërrojnë virusin, transmeton albinfo.ch. “Tani duhet t`i japim përparësi vaksinës që mund të bëjë më së miri shkallëzimin dhe kështu të jemi në gjendje ta prodhojmë shpejt e në sasi të mëdha.”
Shumë ekspertë pohojnë se edhe nëse do të bëhej shpejtimi i procesit të miratimit, do të duhet të paktën një vit që vaksina të dalë në treg, përcjell albinfo.ch. Por Bachmann është më optimist: “Është ambicioze, por ne duam të vaksinojmë të gjithë Zvicrën brenda gjashtë muajve”. Për ta bërë këtë, tani duhet të ndryshohen disa rregulla si pjesë e një plani pandemik – “Por ne jemi në rrugën e duhur”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














