Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi ‘prek’ edhe BMW-në
Në tremujorin e parë, i cili kalon nga janari deri në fund të marsit, BMW shiti vetëm 477 111 vetura të tipit BMW, Mini dhe Rolls-Royce
BMW shiti 20,6% më pak makina në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, me pandeminë koronavirus që çon shitjet drejt rënies në Kinë, Evropë dhe SHBA, tha sot prodhuesi i makinave gjermane.
“Rreth 80% e të gjitha dyqaneve me pakicë në Europë dhe 70% e atyre në SHBA aktualisht janë të mbyllura për shkak të koronavirusit”, tha BMW në një deklaratë.
“Kompania është duke përshtatur vëllimet e saj të prodhimit”, tha anëtari i administrimit të BMW, Pieter Nota, transmeton ATSH.
“Në Kinë, ne po shohim shenjat e para të rimëkëmbjes me një konsum të fortë”, vuri në dukje ai, përcjell albinfo.ch.
“Ruajtja e shëndetit të punonjësve, likuiditeti i kompanisë dhe suksesi i saj afatgjatë tani është thelbësor”, tha BMW.
Në tremujorin e parë, i cili kalon nga janari deri në fund të marsit, BMW shiti vetëm 477 111 vetura të tipit BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
Në Kinë, shitjet ishin 31%, ndërsa ato ranë me 18% në Evropë dhe 17% në SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg
















