Shqipëria
Ambasadori Zingraf: “Ruajtja e distancës shpëton jetë!”
Ambasadori gjerman shprehet lidhur me situatën aktuale
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet lidhur me situatën aktuale:
“Në luftën kundër Corona-Virusit, në Gjermani njësoj si në Shqipëri e kudo gjetkë, vlen e njëjta gjë: “physical distancing” shpëton jetë. Nuk na lejohet ta harrojmë këtë dhe duhet ta vazhdojmë të ruajmë distancën e të qëndrojmë në shtëpi! Ne si Ambasadë po japim kontributin tonë: nuk ka më vizitorë në Ambasadë, për kontaktet tona kujdesemi përmes lidhjeve telefonike dhe digjitale. Natyrisht, na vjen keq që nuk mund të shkojmë në park apo breg të detit, por po kaq gëzohemi që do të mund t’i rekuperojmë të gjitha këto pas krizës.
Së bashku me Bashkimin Evropian ne japim mbështetjen tonë për Shqipërinë në luftën kundër Corona-s. Rruga e Shqipërisë çon drejt Evropës, Gjermania qëndron në krah të shqiptarëve në sfidat e mëdha të të ardhmes së afërt: kapërcimi i pasojave të virusit Corona, rindërtimi pas tërmetit dhe vijimi i rrugës së reformave me sytë nga bisedimet, që na presin për anëtarësimin në BE”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












