Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA tejkalon Italinë për nga numri i viktimave nga Covid-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot edhe zyrtarisht e kanë tejkaluar Italinë për nga numri i viktimave nga koronavirusi në nivel global.
Autoritetet amerikane kanë raportuar për më shumë se 19,600 të vdekur prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Gjatë ditës së shtunë është raportuar për më shumë se 2,000 të vdekur brenda 24 orëve.
Ekspertë për shëndetin publik kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë në 200,000 nëse masat e pashembullta për qëndrim në shtëpi dhe mbyllje të bizneseve lehtësohen pas 30 ditëve.
Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron që jeta t’i kthehet normalitetit sa më shpejt që është e mundur.
“Mua do të më duhet të marr një vendim, dhe i lutem Zotit që do të jetë vendimi i drejtë. Është vendimi më i madh që kam marr ndonjëherë”, ka thënë Trump para gazetarëve, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













