Lajme
Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus në botë
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me coronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
108,838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404,497 janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 533,115, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 20,580, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19,468 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16,606 viktima.
Një tjetër vend i Evropës, Franca, numëron 129,654 të infektuar dhe 13,832 viktima.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 9,875 të vdekur dhe mbi 78,991 të infektuar, shkruajnë meditat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së Nga emigrante në moshën 7-vjeçare, në komandante të Gardës Kombëtare të New Jersey-t – historia frymëzuese... -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













