Koronavirusi: çast pas çasti
Testet e antitrupave, zgjidhja kundër koronavirusit
Teksa vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur izolimin si mënyrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, disa shpresojnë se një zgjidhje për këtë situatë mund të jenë edhe testet e antitrupave
Të njohura ndryshe si teste të serologjisë, ato nuk kanë për qëllim të diagnostikojnë infeksionin aktiv të koronavirusit, por përmes kampioneve të gjakut kontrollojnë proteinat në sistemin imunitar, të njohura si antitrupa.
Prania e tyre do të thotë se një person ka qenë i ekspozuar ndaj virusit, e ka kaluar dhe ka zhvilluar antitrupa kundër tij, çka mund të nënkuptojë se ai ka krijuar njëfarë imuniteti.
Këto teste mund të diagnostikojnë infeksionet përmes një kampioni që më pas testohet për një material gjenetik viral.
Në Shtetet e Bashkuara, siç shpjegoi drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, po punohet për të vënë në dispozicion edhe një numër të rëndësishëm testesh të antitrupave, transmeton TCH.
Aktualisht, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së nuk ka aprovuar asnjë test antitrupi për koronavirusin, por për një test të bërë nga Cellex Inc. është dhënë autorizim për përdorim urgjent, përcjell albinfo.ch.
Prania e antitrupave mund të ndihmojë në identifikimin e atyre që janë infektuar, por nuk e kanë kuptuar asnjëherë se e kishin sëmundjen.
Edhe pse nuk dihet me siguri sesa mund të zgjasë imuniteti i krijuar ndaj Covid 19, disa ekspertë që i referohen rasteve të mëparshme me koronavirusin Mers, thonë se ai mund të shkojë nga 10 muaj deri në një vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive














