Lajme
SHBA: Disa shtete, gati për t’u hapur
Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga coronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga presidenti Donald Trump.
“Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë pasur coronavirus pavarësisht testimeve”, tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC.
“Janë një numër shtetesh amerikane, 19 ose 20, që në fakt kanë pasur ndikim të kufizuar. Prandaj mendoj se do të shohim disa shtete, zyrtarët e të cilëve mendojnë se janë gati. Edhe ne jemi gati t’i ndihmojmë ata për rihapjen”, tha zoti Redfield.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga coronavirusi ishte të mërkurën mbi 26,000 dhe ai i të infektuarve mbi 600 mijë.
Presidenti Trump ka njoftuar se është pranë finalizimit të një plani për t’i dhënë fund mbylljes së Amerikës për shkak të coronavirusit, që ka sjellë eliminimin e miliona vendeve të punës.
Ai tha se në disa zona ekonomia mund të rifillojë edhe para 1 majit. Sipas presidentit, rreth 20 shtete janë “në formë jashtëzakonisht të mirë dhe mund të rihapen shumë shpejt”.
Mbrëmë, presidenti vuri përsëri në shënjestër Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ka udhëzuar administratën që të ndalë fondet amerikane për këtë institucion me qendër në Gjenevë për shkak të mënyrës se si e trajtoi pandeminë e coronavirusit.
Zoti Redfield nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje në lidhje me vendimin e presidentit, por tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH-ja kanë pasur një histori të gjatë bashkëpunimi në problemet globale të shëndetit.
“Kemi pasur një marrëdhënie shumë produktive në fushën e shëndetit publik dhe vazhdojmë ta kemi”, tha ai.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave kanë hartuar një strategji për të rihapur disa zona të vendit, si pjesë e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë, që amerikanët të kthehen në punë, njofton gazeta Washington Post.
Sipas gazetës, plani përmban tri faza: Një fushatë kombëtare komunikimi dhe vlerësim se sa të gatshme janë komunitetet për rihapjen deri më 1 maj; shtimi i fondeve të emergjencës dhe prodhimi i kompleteve të testimit apo i pajisjeve personale mbrojtëse deri më 15 maj; rihapje graduale në varësi të kushteve lokale.
Por, paralajmëron dokumenti, “modelet tregojnë se një izolim 30-ditor në shtëpi, i pasuar nga një periudhë 180 ditore gjatë së cilës hiqen të gjitha masat e zbutjes, rezulton në një rritje të kurbës së rikthimit të sëmundjes, prandaj do të jetë i nevojshëm një nivel i caktuar zbutjeje derisa të arrihet vaksina ose imuniteti në shkallë të gjerë”.
Në gjithë botën, janë mbi 126 mijë njerëz që kanë humbur jetën nga coronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Por besohet se numri real është shumë më i lartë, për shkak të testimeve të pamjaftueshme, rasteve të paraportuara dhe dyshimeve se disa qeveri po i fshehin përmasat e pandemisë në vendet e tyre, shkruan VOA, percjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal Kriminalizimi i martesës mund të korrigjohet pa reformuar plotësisht sistemin, thanë kantonet të premten. Ata e... -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë














