Lajme
Vera pa evente të mëdha kulturore në Austri, muzetë dhe bibliotekat rihapen
Muzetë, bibliotekat dhe disa hapësira tjera kulturore mund të rihapen nga mesi i majit, në kuadër të heqjes graduale të bllokimit ndaj koronavirusit në Austri, ndërkohë ngjarjet e mëdha si: koncertet, festivalet apo manifestime të tjera do të mbesin të mbyllura deri në shtator, raporton “albinfo.ch”.
Zëvendës Kancelari Werner Kogler dhe Sekretarja e Shtetit për Kulturë, Ulrike Lunaçek gjatë një konference për shtyp të premten njoftuan se këto veprime janë duke u marr për faktin se infeksionet në ditë janë më pak se 1% , dhe kjo bën të mundur rihapjen e disa pjesëve të ekonomisë, por do të bëhen ndryshime nëse infeksionet do të shpeshtohen.
“Ajo që për fat të keq nuk do të jetë e mundur të hapen, janë ngjarje të mëdha kulturore ku do të grumbulloheshin dhe qëndrojnë shumë njerëz së bashku” tha Kogler duke shtuar se do të mbetën të mbyllura deri me 31 gusht,transmeton “albinfo.ch”.
“Në mesin e majit, muzetë, arkivat ose bibliotekat lejohen të hapen edhe nëse nuk ka asnjë lexues”, theksoi ai pa specifikuar datën e saktë.
Austria është nder vendet e para në Evropë që mori hapin e parë për rihapjen e disa dyqaneve dhe bizneseve. Nga 14 prill në Austri janë rihapur 14.300 dyqane.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














