Koronavirusi: çast pas çasti
Arabia Saudite kërkon nga myslimanët të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të Ramazanit
Kur kanë mbetur më pak se një javë nga fillimi i muajit të Ramazanit, tashmë vendet myslimane si Arabia Saudite iu kanë bërë thirrje besimtarëve islam që të mos mblidhen për lutje gjatë kësaj përiudhe të pandemisë së koronavirusit.
Këshilli i Lartë i Dijetarëve tha që myslimanët duhet “të shmangin tubimet sepse ato janë shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit”, raporton Agjencia Saudite e Shtypit e cila kontrollohet nga shteti.
Arabia Saudite, me shumicë sunite, ka mbyllur xhamitë e saj, duke përfshirë – Xhaminë e Madhe në Mekë – si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
Ndërkohë, Udhëheqësi Suprem i Iranit të sunduar nga Shiitët, Ayatollah Khamenei, ka thënë që myslimanëve nuk u kërkohet të agjërojnë gjatë Ramazanit, nëse veprimi i tillë paraqet një kërcënim për shëndetin e tyre, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Botohet në gjermanisht libri “Unë kam vrarë” i autores shqiptare, Eni Vasili Përkthimin e librit e ka bërë albanologu dhe gjermanisti i njiohur nga Zvicra, Prof. Dr. Basil...
-
Rekord i organeve të dhuruara në Zvicër
-
McDonalds do të hapë shtatë restorante të reja në Zvicër këtë vit
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat