Lajme
42 kosovarë jashtë vendit të infektuar me COVID-19, 10 prej tyre ndërruan jetë
Prej më shumë se një muaj, Kosova po përballet me virusin COVID-19, pandemi kjo e cila ka trazuar thuajse gjithë botën.
Deri më sot numri i të infektuarve në Kosovë është 604, 128 të shëruar dhe 16 viktima.
Por, përpos këtij numri, ka edhe kosovarë, të cilët janë të infektuar me COVID-19, por që gjenden jashtë vendit.
Në një përgjigje të dhënë për Indeksonline nga Ministria e Punëve të Jashtme u tha se deri dje 42 shtetas kosovarë ishin konfirmuar si të prekur me koronavirus dhe 10 prej tyre kanë ndërruar jetë.
“Sipas të dhënave të mbledhura nga misionet tona diplomatike, deri më tani nga virusi COVID-19 janë infektuar 42 persona – që janë shtetas kosovarë ose që kanë edhe shtetësi të Republikës së Kosovës. Nga këta të infektuar, 10 veta kanë ndërruar jetë, dhe sipas familjarëve shumica e viktimave kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike, kryesisht nga diabeti apo problemet me frymëmarrje”, u tha ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Media nga kjo ministri.
Ndër të tjera u theksua se këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në ambasadat apo konsullatat e Kosovës nëpër diasporë.
“Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, përveç marrëveshjeve të mirëkuptimit me qeveritë e vendeve nikoqire për vazhdim të lejes së qëndrimit për të gjithë shtetasit tanë, pa u rrezikuar me penallti dhe organizimeve për kthimi të organizuar në Kosovë, pas regjistrimit të rasteve emergjente, kanë bërë përpjekje të mbledhin edhe të dhëna për shtetasit tanë që janë prekur nga virusi COVID-19. Këto të dhëna janë jozyrtare, ngase institucionet shëndetësore publike ruajnë privatësinë e qytetarëve dhe nuk japin të dhëna të tilla personale, përkatësinë etnike ose origjinën e pacientëve. Këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat tona, si dhe nga kontaktet që diplomatët tanë kanë me bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash në Diasporë”, u tha nga MPJ.
Gjithashtu kjo ministri ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të kenë durim dhe kujdes deri në kalimin e kësaj gjendjeje të vështirë për mbarë njerëzimin.
Përpos kësaj, edhe institucionet e tjera përkatëse të cilët po vazhdojnë të merren nga afër me pandeminë COVID-19 kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë vazhdimisht kujdes të shtuar mbi higjienën, të kenë më pas kontakt me njerëzit në përgjithësi dhe që të qëndrojnë nëpër shtëpi sa më shumë që është e mundur.
Mbrëmë Kosova pati një lajm të mirë pas shumë kohësh, ku numri i të infektuarve pati rënie drastike, gjë kjo që rriti shpresën se kësaj pandemie në vend po i vie fundi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













