Koronavirusi: çast pas çasti
Eskalon situata në Britani: Ja në sa ka shkuar numri i të prekurve
Ka shkuar në 20,287 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 781 viktima të reja.
Në Angli u raportuan 711 të vdekur gjatë kësaj periudhe dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 18,084. Në Skoci u shënuan 47 raste të reja fatale, ndërsa në Uells vdiqën 23 persona, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Në këtë mënyrë, Britania iu bashkua katër shteteve të tjera që i kanë regjistruar më shumë se 20 mijë viktima të koronavirusit: Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Franca.
Zyrtarët shëndetësorë po brengosen që shumë persona nuk janë duke kërkuar trajtim mjekësor në spitale nga frika se infektohen me Covid-19 dhe kështu po i rrezikojnë gjasat për mbijetesë.
Qeveria britanike vazhdimisht ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë masat kufizuese. Sidoqoftë, një pjesë e tyre si duket nuk po mund të mos e shfrytëzojë motin me diell, duke dalë në parqe publike dhe në plazh për ecje.
Ndryshe, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, deri të hënën pasdite në botë janë infektuar 2 milionë e 828 mijë persona, ndërsa kanë vdekur gati 198 mijë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në vendin e parë si për numrin e të infektuarve, ashtu edhe për shifrën e viktimave.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s














