Koronavirusi: çast pas çasti
Bota është dashur ta dëgjojë OBSH-në
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e mbrojti mënyrën se si OBSH-ja e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.
Ai tha se vendet është dashur ta dëgjojnë OBSH-në kur ajo ka shpallur “emergjencë për shëndetin publik” më 30 janar.
Atëbotë, sipas tij, kanë qenë vetëm 82 raste me koronavirus jashtë Kinës – vendit ku është shfaqur për herë të parë – dhe asnjë viktimë.
“Bota është dashur ta dëgjojë OBSH-në me kujdes”, tha Tedros për gazetarët.
“E kemi këshilluar gjithë botën që të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit publik. Kemi thënë: testoni, izoloni dhe gjurmoni kontakte. Vendet që i kanë ndjekur këto (këshilla) janë në pozitë më të mirë se të tjerat”, tha Tedros.
Javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pezulluar fondet për OBSH-në, duke thënë se organizata “e ka keqmenaxhuar shpërthimin e koronavirusit”.
Trump ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












