Maqedonia
Kërçova e varuar nga diaspora, anulimi i dasmave kushton 10 milionë euro
Nëse nuk do të kemi lehtësim të masave nga pandemia për të ardhur qytetarët tanë nga diaspora, në Kërçovë pritet që shumë biznese të vogla të falimentojnë
Për shkak të krizës nga koronavirusi, informacioni na rezulton se shumica e dasmave janë shtyrë dhe të tjera janë anuluar në Maqedoninë Veriore.
Në qytetin e Kërçovës egzistojnë 20 sallone dasmash, të cilat jo më pak se 25 dasma kanë gjithsecila prej tyre brenda sezonit veror.
Sipas një analize të realizuar nga një sondazh mesatarisht për një dasëm shpenzohet jo më pak se 20.000 euro, raporton TV Gurra.
Që do të thotë se vetëm nga organizimet e dasmave në restorante, në qyetin e Kërçovës në harkun kohor korrik-gusht qarkullojn mbi 10 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Por ceremonia e një dasme, përfshin angazhimin e shumë bizneseve. Duke filluar nga restorantet deri në studiot e modës dhe sallonet e ondulimit. Ku vetëm te sallonet e bukurisë, nga një përllogaritje e thjeshtë, biznesi tyre dëmtohet minimalisht me 2 milionë euro. Që do të thotë nga 500 dasma që bëhen vetëm në restorante (pa llogaritur ato në ambiente shtëpie), me një mesatare prej 300 pjesmarrësve në një dasmë, numri i përgjithshëm i dasmorëve që rrotullohen nga njëra në dasmën tjetër është 150.000 dasmorë. Nga të cilët gjysma janë të gjinisë femërore, e të cilat për rregullimin e tyre në sallon të ondulimit minimalisht shpenzojnë për në çdo dasmë nga 30 euro. Vlerë të cilën nëse e shumëzojmë në 75.000 veta sa janë përafërsish të gjinisë femërore që shkojnë në dasma, i bjen që minimalisht në sallone të ondulimit për periudhën e dasmave shpenzohet jo më pask se 2 milionë euro.
Pra, nëse këtu llogarisim biznesin zinxhirë që krijon organizimi i një dasme, siç janë, muzika, veshjet, mobilimi, bizhuteritë, kostumet e porositura për çiftin, dekorimi, filmimi, fotografitë, kompanitë që furnizojnë restorantet, punëtorët sezonalë dhe një sërë biznesesh tjera të mikro-ndërmarrjeve, pa më dyshje vlera e qarkullimit për një sezon jo të plotë prej dy muajsh në Kërçovë është mbi 10 milionë euro.
Nëse shpenzimeve të dasmave i shtojmë edhe konsumin e përditshëm të një familje kërçovare që vijnë nga jashtë dhe ndërtimet që realizohen në këtë periudhë, vlera e qarkullimit monetar në sezonin veror në Kërçovë kalon mbi 15 milionë euro.
Duke parsysh se Kërçova mbi 50 përqind të popullatës e ka jashtë vendit, biznesi lokal thuajse varet kryekëput nga këto të ardhura, të cilat në këtë vit, nëse nuk do të kemi lehtësim të masave nga pandemia për të ardhur qytetarët tanë nga diaspora, në Kërçovë pritet që shumë biznese të vogla të falimentojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 15 persona janë mbytur brenda një muaji në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në Zvicër gjatë muajit të... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













