Lajme
Mbi 65 mijë të vdekur nga COVID-19 në SHBA
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më së shumti viktima si pasojë e koronavirusit në nivel global, ndonëse në proporcion me numrin e popullsisë, ato kanë më pak vdekje sesa disa vende në Evropë.
Numri i viktimave në SHBA ka kaluar shifrën 65,000, ndërkohë që më shumë se 1.1 milion persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Një ditë më parë, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e një ilaçi të krijuar për sëmundjen Ebola, për të trajtuar pacientët me koronavirus.
Gjithashtu është bërë e ditur se shtetet si Ajdaho dhe Allabama janë duke lehtësuar masat e izolimit. Teksasi ka hequr masat e qëndrimit në shtëpi për më shumë se 29 milionë banorë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














