Lajme
Parashihet të mbahet edicioni i radhës i ‘Doku Fest’-it
Prej kur është shfaqur koronavirusi në Kosovë, edhe qytetin e Prizrenit e ka kapluar heshtja.
Këtij vendi janë duke i munguar zhurma e njerëzve, të qeshurat e fëmijëve, përqafimet e të dashuruarve, por edhe vizitorët, të cilët ndalesë të padiskutueshme e kanë Shatërvanin.
Të mos flasim për gjallërinë e këtij vendit gjatë muajve të verës, sidomos gjatë ditëve të festivalit të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, DokuFest.
Ndonëse deri para pak ditëve ishte në pikëpyetje organizimi i edicionit të sivjetmë, drejtoresha e festivalit, Linda Llulla, së bashku me ekipin organizativ të festivalit si dhe Komunën e Prizrenit, kanë konfirmuar se DokuFesti do të mbahet, duke bërë që sado pak t’i kthehet gjallëria këtij qyteti.
Kjo do bëhet e mundur përmes shfaqjes së filmave nëpër lagje të ndryshme të Prizrenit, ku qytetarët do të mund t’i shikojnë nga ballkonet e shtëpive të tyre.
Shfaqja e këtyre filmave është pjesë e programit “DOKU N’BALLKON”, që ka për qëllim të ngre edhe më shumë vetëdijen e qytetarëve për kujdes të vazhdueshëm ndaj shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie.
Përveç kësaj, Doku Fest ka vendosur të mos i dorëzohet lehtë virusit korona. Ky festival do të mbahet si çdo vit në muaji gusht, por duke i respektuar disa rregulla bazë.
Aplikimi është mbyllur para një muaji dhe sipas drejtoreshës së festivalit, interesimi ka qenë mjaft i madh, ndërsa përgatitjet kanë filluar që nga janari.
Por, Doku Fest ka edhe një plan të dytë në rast se ka një kthim të virusit para datave të festivalit.
Festivali Doku Fest nis më 7 dhe zgjat deri më 15 gusht, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












