Lajme
Swiss gjatë qershorit do të fluturojë sërish drejt Italisë dhe Spanjës
Do të ketë fluturime në destinacione të Mesdheut, si në: Málaga, Barcelona, Madrid dhe Valencia në Spanjë ose Brindisi, Firence, Napoli dhe Romë në Itali
Kompania ajrore e Zvicrës “Swiss” do të rifillojë pjesërisht fluturimet në qershor. Në këtë kuadër, ajo planifikon të realizojë deri 190 fluturime në 41 destinacione evropiane nga Cyrihu dhe Gjeneva. Oferta pritet të rritet gradualisht gjatë javëve të vijim, thuhet në lajmin e publikuar sot nga të gjitha mediat zvicerane.
Do të ketë sërish fluturime në destinacione të ndryshme në rajonin e Mesdheut, si në: Málaga, Barcelona, Madrid dhe Valencia në Spanjë ose Brindisi, Firence, Napoli dhe Romë në Itali, transmeton albinfo.ch. Lidhjet me Skandinavinë gjithashtu do të forcohen me fluturimet e reja për për në Gothenburg në Suedi dhe Kopenhagë në Danimarkë.
SWISS në itinerarin e saj gjithashtu do të përfshijë qendra të tjera të rëndësishme evropiane si: Parisin (Francë), Brukselin (Belgjikë) dhe Moskën (Rusi), përcjell albinfo.ch. Ndërkaq do të zgjerohen lidhjet ekzistuese me Amsterdamin (Holandë), Athinën (Greqi), Berlinin (Gjermani), Lisbonën (Portugali), Londrën (Britani e Madhe), Porton (Portugali) dhe Stokholmin (Suedi).
SWISS gjatë qershorit gjithashtu do t’u ofrojë pasagjerëve të saj fluturime në relacione të gjata, ndërkontinentale, përveç tri lidhjeve tashmë ekzistuese javore në New York / Newark (SH.B.A.), transmeton albinfo.ch.
Kompania ajrore zvicerane po planifikon fluturime nga Cyrihu në Nju Jork JFK (4 herë në javë), Chicago (2 herë në javë), Singapori (1 herë në javë), Bangkok (1 herë në javë), Tokio (2herë në javë), Mumbai (3 herë në javë), Hong Kong (Dy herë në javë) dhe Johannesburg (një herë në javë).
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje













