Koronavirusi: çast pas çasti
A gënjeu Kina kur raportoi vetëm rreth 90 mijë të infektuar me COVID-19?
Shifrat që Pekini i kishte paraqitur që nga fillimi janë parë me skpeticizëm.
Të dhënat e fundit tregojnë që Kina mund të ketë pasur qindra mijëra të tjerë që ishin prekur nga koronavirusi, por që publikisht nuk janë bërë të ditur.
Sipas zyrtarëve atje, të raportuar ishin 84.029 raste me koronavirus që ishin përhapur pothuajse në gjithë territorin, të cilat shifra që nga fillimi ishin parë me skepticizëm.
Tani të dhënat e zbuluara brenda Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Teknologjisë në qytetin Changsha tregojnë se Kina mund të ketë pasur 640 mijë raste me COVID-19.
Këto informacione që kanë rrjedhë nga baza e të dhënave, i ka parë Foreign Policy dhe 100 Reporters. Ata thonë se të dhënat tregojnë se 640 mijë persona janë infektuar nga më shumë se 230 qytete në mbarë Kinën.
Të dhënat që i kanë parë tregojnë edhe spitalet, qendrat, hotelet, marketet, stacionet e trenave, restorantet dhe shkollat ku janë raportuar këto raste.
E bazuar në të dhënat del se në Kinë ishin infektuar të paktën 640 mijë persona, e jo siç ishte raportuar më herët dhe vazhdimisht kritikohej qeveria kineze nga Perëndimi për mostransparencë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












